GJITHÇKA E MATSHME,
ËSHTË E MENAXHUESHME!

MIZAN Consulting

Mizan Consulting është vazhdimësi e një pune të filluar qysh në vitin 2002 në ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit dhe këshillave për biznese dhe qytetarë. Ekipi përbëhet nga specialistë të dëshmuar, të cilët gjatë vitesh kanë këshilluar disa prej kompanive më të mëdha në vend. Përvoja e gjatë dhe njohuritë e marra ndër vite janë pikërisht ato që i shtynë partnerët Islam Hasani dhe Murat Bejtullahu që të bëjnë një hap më tutje dhe ta themelojnë Mizan Consulting.

Shërbimet e kontabilitetit

Duke përdorur njohuritë tona të thella në shërbimet që kompania jonë ofron, ne i ndihmojmë klientët tanë të përfitojnë mundësi të reja, ta vlerësojnë dhe menaxhojnë rezikun në mënyrë që të kenë rritje stabile. Shërbimet tona në lëminë e kontabilitetit shkojnë përtej përpilimit të pasqyrave financiare.

Shërbimet e tatimeve

Departamenti ynë i tatimeve është i përfshirë në tërësi në shërbimet e planifikimit dhe konsulencës tatimore për biznese vendore dhe ndërkombëtare. Kombinimi i aftësive teknike, edukimit të vazhdueshëm dhe kreativitetit të profesionistëve tanë i ndihmon klientët të operojnë sigurt dhe në vijë të drejtë me sistemin legjislativ.

Shërbimet e konsulencave menaxheriale

Synimi ynë është të bëhemi këshilltar të besueshëm të biznesit tuaj dhe më e rëndësishmja të jemi partner biznesi. Shërbimet tona mund të përmirësojnë perfomancën e biznesit tuaj qoftë nëse qëllimi juaj është zvogëlimi i kostos, përmirësimi i efikasitetit ose të qenit në hap me ndryshimet e mëdha teknologjike. Ne i ndihmojmë të gjitha kompanive – të sapothemeluara, atyre përvojë, ose kompanive që gjenden në vështirësi.

Shërbimet mbështetëse IT & Outsourcing

Jemi dëshmitar të zhvillimit të transaksioneve financiare me shpejtësi të madhe çka edhe kuptimin dhe zotërimin e tyre e bëjnë më kompleks. Mirëpo Mizan aplikon teknologjinë e fundit për ta bërë kontabilitetin më të lehtë dhe më efikas. Për më tepër, aplikacionet teknologjike që Mizan i ka adaptuar u mundësojnë klientëve të krijojnë raporte individuale shpejt dhe lehtë, ashtu siç edhe i ndihmojnë ata edhe në aspekte të tjera, si te: rritja e funksionalitetit, përmirësimi i saktësisë, përpunimi më i shpejtë i të dhënave dhe raportimi më i mirë i jashtëm.

Projektet Opsionale

Synimi ynë është të bëhemi këshilltar të besueshëm të biznesit tuaj dhe më e rëndësishmja të jemi partner biznesi. Shërbimet tona mund të përmirësojnë perfomancën e biznesit tuaj qoftë nëse qëllimi juaj është zvogëlimi i kostos, përmirësimi i efikasitetit ose të qenit në hap me ndryshimet e mëdha teknologjike. Ne i ndihmojmë të gjitha kompanive – të sapothemeluara, atyre përvojë, ose kompanive që gjenden në vështirësi.

Mizan luan një rol kritik në ndërtimin e një bote më të mirë për njerëzit tanë, për klientët tanë dhe për komunitetet tona. Që kjo të arrihet kërkohet aftësi dhe punë me drejtësi. Ky është edhe vetë qëllimi i kontabilitetit, që dy kolonat t’i sjellë në MIZAN - baraspeshë.

Reviews

“Prej kur kam zgjedhur Mizan biznesi im në vend të luhatjes ka gjetur rehatinë.”
“Mizan është emër i madh. Trajtojnë edhe detajet më të imta me korrektësi dhe përkushtim. Jam i kënaqur me partneritetin që kam me ta.”
“Janë shumë konfidentë në shërbimet që ofrojnë. Mbase kjo vjen nga përvoja e gjatë dhe njohja që kanë për sistemin financiar në vend.”

Partnerët tanë

KAWA Group

Konak Investments

Missini Sweets