GJITHÇKA E MATSHME, ËSHTË E MENAXHUESHME!
Mizan Consulting është vazhdimësi e një pune të filluar qysh në vitin 2002 në ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit dhe këshillave për biznese dhe qytetarë. Ekipi përbëhet nga specialistë të dëshmuar, të cilët gjatë vitesh kanë këshilluar disa prej kompanive më të mëdha në vend. Përvoja e gjatë dhe njohuritë e marra ndër vite janë pikërisht ato që i shtynë partnerët Islam Hasani dhe Murat Bejtullahu që të bëjnë një hap më tutje dhe ta themelojnë Mizan Consulting.
Trendet bashkëkohore financiare dita-ditës sofistikohen aq shumë saqë nëse nuk jeni të vëmendshëm për to mund të dilni fare lehtë nga loja. Kjo falë zhvillimit rapid të tregjeve financiare dhe komunikimit të lehtësuar në shkallë globale. Tregu percaktohet nga kompleksiteti dhe rrjedha e tij. Për një të ardhshme të ndritur dhe të sigurtë në treg, ju duhet të bëni zgjedhjen e duhur, të bëni lëvizjet e sigurta dhe të guximshme, të cilat marrin kohë, para dhe mund.
Ne ju ndihmojmë të shihni jo vetëm se ku duhet të shkoni, por edhe zgjedhjet që do t’ju duhet të bëni për të arritur atje, në mënyrë që të mund të krijoni një rrugë të qartë dhe të sigurtë nga potenciali i sotëm në suksesin e së nesërmes Ne besojmë se një botë më e mirë pune është ajo ku rritja ekonomike është e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Ne punojmë vazhdimisht për të përmirësuar cilësinë e të gjitha shërbimeve tona, duke investuar në ekipin tonë dhe në inovacion. Ne e trajnojmë ekipin tonë me aftësi të duhura për t’u bërë liderë të së ardhmes duke i përkrahur ata për të ndjekur një karrierë të veçantë dhe për të ndërtuar përvojat e tyre të jashtëzakonshme me Mizan. Duke vepruar kështu, Mizan luan një rol kritik në ndërtimin e një bote më të mirë për njerëzit tanë, për klientët tanë dhe për komunitetet tona. Që kjo të arrihet kërkohet aftësi dhe punë me drejtësi. Ky është edhe vetë qëllimi i kontabilitetit, që dy kolonat t’i sjellë në MIZAN – baraspeshë.